Inceneratorët/ Gjokutaj: Rama shkarkoi Ahmetajn para se të vepronte SPAK, i dha mundësinë për tu arratisur

0
185
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv shkarkimin e Arben Ahmetajt nga pozicioni i zv/kryeministrit, dhe aferën korruptive të inceneratorëve.

Gjokutaj deklaroi se kryeministri Edi Rama e dorëzoi Arben Ahmetajn përpara se SPAK të vepronte për aferën korruptive.

“Inceneratorët janë maja e ajsbergut. Do shikoni dëmin miliardar që do ketë me rënien e AKSHI-t.  Do jetë fundi. AKSHI ka rënë, është shuar databaza e shtetit. Kur ka ndodhur, pasi SPAK dërgoi disa shkresa tek Ministria e Financave.

SPAK ka vepruar gabim, duhet të sekuestronte dokumentacion, dhe jo t’i kërkonte hajdutit më jep mua prova kundër teje. Direkt pas kësaj ka rënë AKSHI.”-tha Gjokutaj.

Më tej, avokati Gjokutaj deklaroi se e gjithë kjo skenografi e qeverisë bëhet që minimalisht të fshijnë provat dhe të largohen fizikisht.

“Në këtë fshat që quhet qeveri, jo vetëm kanë plasur pusetat, por ka rënë dhe zjarr. Nuk mund të mbajë më shumë, përditë dalin afera me gjithë kujdesin për të shuar provat. Rama bën dirigjentin e një orkestre duke shpërndarë partitura.”-tha Gjokutaj.

Zjarr Tv Ad