Berisha non-grata nga Britania, Meta: Punë e tyre! Edhe Zelanda e Re ta shpallë, nuk ndryshon asnjë qëndrim

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Ilir Meta ka komentuar shpalljen non-grata nga Britania e Madhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se nuk ndryshon asgjë në Shqipëri.

Meta tha se nuk ka asgjë me vendimet e shteteve për persona të ndryshëm, ndërsa u shpreh se në rastin e SHBA-së, marrëveshja e ekstradimit u mundëson atyre të marrin dhe gjykojnë çdo person me të cilin mund të kenë ndonjë problem.

“Edhe nga Zelanda e Re të bëhet, kjo nuk është një çështje që ka të bëjë me qëndrimin tim ndaj parimeve kryesore të demokracisë. Unë respektoj vendimet e çdo shteti ndaj cilitdo. Ndërkohë që thirrja ime sot ka qenë të shpallim non-grata Rilindjen.

Ç’lidhje kam unë të bëj komente me arsyet e një vendi tjetër. Këto janë histori dhe përralla të Edi Ramës, gratat dhe non-gratat e Shqipërisë, janë përralla të Edi Ramës. Nuk ndryshon asnjë vendimi i asnjë vendi, asnjë qëndrim. Kemi marrëveshje esktradimi me SHBA, kanë një problem me një njeri, ta marrin ta gjykojnë atje. Mirë ka bërë që e ka shpallur Britania, punë e tyre, çfarë rëndësie ka kjo për popullin shqiptar”, u shpreh Meta në emisionin “Open”.

Zjarr Tv Ad