Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Morinë-Kukës, me pasojë vdekje.
Bëhet me dije se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi 40 vjeç, ndërsa është plagosur baashkëshortja e tij.
40-vjeçari pas aksidentiti është nisur me urgjencë për në spitalin e Traumës, por ka ndërrur jetë rrugës për shkak të plagëve të rënda të marra në aksidedent.
“Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme” njofton policia.