Megaskandali me emërimet në dogana/ “Kushdo që ka një ofiq e përdor për vete”, Lubonja: Ramës i intereson t’i mbështesë! Kjo është provë për SPAK-un

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “Opinion” në News 24 ka folur në lidhje me skandalin e denoncuar nga News24 mbi emërimet nepotike në dogana nga drejtoi Genti Gazheli.

Lubonja u shpreh se fakti që kryeministri Rama e mori në mbrojtje aferën, nuk është një rast sporadik sepse ka ndodhur edhe më parë.

“Nuk është hera e parë që ndodh. ajo që është e frikshme është që nga të gjithë denoncimet, është krijuar një klimë që çdo kush që ka një çelës zyre një ofiq, duket sikur e përdor vetëm për interesat e veta kundër interesit të shumicë, duke nisur që nga kryeministri. Ramës i intereson ti mbështesë. Do të thuash hoqi Ahmetajn. Kjo është provë edhe për SPAK-un. Kemi kaq kohë që denoncojmë, si afera e rrugës së Astirit, hoqi një atëherë sa për tu dukur dhe u rikthye.

Iku drejtori i ARRSH dhe Gjiknuri më duket u vu Balluku.

Këta ndërrohen sërish. Rama ka prirje të ketë gjithnjë njerëz sa më të besuar, nënshtruar, kontrolluar, adhurues të tij. Kjo ndikon edhe që hiqen disa.

Edhe shoku Enver të besuar i kishte dhe i dërgonte në burg. Mekanizmat psiqike të njerëzve të tillë paranojake janë të njëjta”, u shpreh ai./balkan.web

Zjarr Tv Ad