Lajm i mirë për shqiptarët në Itali, nis puna për njohjen e sistemit të pensioneve dhe sigurimeve me vendin fqinj

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur punën komisioni i përbashkët Shqipëri-Itali për njohjen e sistemit të pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme përmes një njoftmi në Twitter.  Sipas MEPJ ky është një hap afër finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit që kanë punuar në të dy vendet.

“Nis punën Komisioni i përbashkët për njohjen e sistemit të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore, si dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.Një hap afër finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit që kanë punuar në të dyja vendet”, shkruan ministria.

Zjarr Tv Ad