Janë luajtur mbrëmjen e djeshme një pjesë e takimeve të raundit të dytë të Uefa Champions League.
Skuadra e Shkupit e cila kishte bërë një paraqitje dinjitoze në takimin e parë në Kroaci duke barazuar 2-2 me Dinamon e Zagrebit, shpresonte tek mrekullia në shtepi. Por ka qënë një gol i Arijan Ademit në fillimin e pjesës së dytë që ka shuar ëndrrat për një kualifikim të mundshëm të shkupit në raundin e tretë.
Megjithatë asgje nuk ka përfunduar për kampionët e Maqedonisë së Veriut, pasi skuadra kalon në turin e tretë të Europa League ku do të përballet me irlandezët e Shamrok Rovers.
Ndërkohë në raundin tjetër ka kaluar Sheriff Tiraspol ku aktivizohet ish mesfushori i Lacit Regi Lushkja me këtë të fundit që luajti gjate gjithë takimit të fituar minimalisht 1-0 përballë Maribor.
Skuadra që eleminoi Tiranën në raundin e parë Dudelange u eleminua pas humbjes turpëruese në shtëpi me rezultatin 1-4 përballë Pyunik Yerevan.
Në Ligën e Konferencës Ballkani që i kishte mbyllur llogaritë që në takimin e parë pas fitores 4-0, ka fituar edhe ndeshjen e kthimit me goleadë.
Djemtë e drejtuar nga Ilir Daja kanë shënuar edhe 6-të herë të tjera në portën e La Fioritas duke e cuar rezultatin e përgjithshëm në 10-0.
Ishte Rrahmani që hapi serinë e golave që në minutën e 6-të për të dyfishuar vetëm dy minuta më vonë. Në pjesën e dytë miqtë mbetën me 10-të futbollistë pas daljes me të kuq të Romagna në të 57-tën minutë. Kjo bëri që ballkani të shënontë edhe katër herë të tjera në portën e La Fioritas.
Me këta të fundit u aktivizuan edhe dy futbollistët shqiptar Enea Jaupi dhe 17-vjecari Atiljo Hoxha.