Zyrtari i lartë që Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin/ Reagon Mesila Doda dhe tregon çfarë i ka kërkuar Lindita Nikollës: Kemi dështuar si shtet, një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet

0
2283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Dosjeve kërkon që të ndryshojë ligji dhe të verifikohen politikanët që dolën të pastër në Komisionet në vitet ’90. Nga dokumenti zyrtar i Autoritetit të Dosjeve, del emri i ish-presidentit Ilir Meta.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagim i deputetes, Mesila Doda.

“Është një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet. Por lojërat politike kanë bërë që të ketë një paqartësi lidhur me këtë pjesë. Ajo që kërkova nga Nikolla, është të kërkojë nga Autoriteti i Dosjeve pastërtinë e figurës për 140 deputetët”, u shpreh Doda.

Fjala e plotë e deputetes:

Mbi iniciativën e ardhur nga Autoriteti i Dosjeve, kishim përpara një material me përmbajtje sensitive. Kjo më shtyn të rikthej në memorien tuaj që unë dhe vetë Idrizi kemi propozuar më parë me studentët për hapjen e dosjeve. Është një gjellë e cila nuk mund të kapërdihet. Por lojërat politike kanë bërë që të ketë një paqartësi lidhur me këtë pjesë. Ajo që kërkova nga Nikolla, është të kërkojë nga Autoriteti i Dosjeve pastërtinë e figurës për 140 deputetët. Nëse pas 32 vitesh ende kemi mes nesh kemi persona me të kaluar të errët në dosjet e sigurimit të shtetit, do të thotë se kemi dështuar si shtet.

Emrat duhen bërë publikë jo të vendosen inicialet aty. Unë u njoha vetëm me inicialet, për pjesën tjetër do duhet që të kemi mundësinë që të ketë një ligj të mirë. Unë nuk ju them dot përmbajtjen e dokumentit, por duhet të bëjmë një ligj të fortë që të na ndajë nga ajo periudhë.

Zjarr Tv Ad