Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se ai do qëndrojë në politike edhe për 30-40 vitet e ardhshme.
Meta tha se ka ëndrra e tij është që të bëhët kryetari i Referendumit që të ccojë në shtëpi qeverinë Rama dhe Parlamentin e ‘deleve’, sicc i quajti ai.
“Ilir Meta është këtu pas 30 vitesh angazhim politik, jo se nuk ka bërë gabime. Është këtu dhe do jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen e tij dhe në të vërtetën e tij dhe do vazhdojë dhe 30-40 vjetë të tjera.
Ëndrra dhe dëshira ime tani është të behëm sa më parë kryetari i Referendumit. Një kryeministër, një qeveri del kundër popullit, ikën qeveria dhe Parlamenti. S’ka nevojë ta bëjmë 10 herë, por vetëm 1 herë.
Do e padisni autoritetin?
Nuk ekziston më Autoriteti për mua. Emrat e tyre do gdhenden në shtyllën e turpit. Për nevojat e një të sëmuri psiqik dhe deleve të Kuvendit. Qenka shqetësuar gjithë populli për I.M që ka ardhur Ilir Meta se ka dëmtuar dikë në 88 dhe 89. E kuptoni çfarë më mjerimi është për ta. Ku ka më autoritet Dosjesh? Të bëjnë ligj për një person? Kush i ka penguar, ata e dinë si është puna e I.M apo I.M-ve për këtë lojë që po hapin do e mbajnë ata përgjegjësinë.
Për fëmijët e mi s’ka shqetësim, kanë dëgjuar shumë gjëra për mua dhe për mamanë, por Autoriteti i Dosjeve është instrument për propagandën e Ramës.
Asgjë nuk e shpëton K.M-në!”, thekson Meta