Deputeti i PD nxjerr fotot dhe denoncon masakrën mjedisore: Kjo tragjedi që po ndodh do të shpërthejë reagimin e fortë popullor

0
102
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Tritan Shehu ka denoncuar ate qe ai e quan nje masaker ambientale mbi pyllin nga Shtepezi i Vjeter ne Luzat deri te Uji i Ftohte.

Sipas tij, “nen ‘justifikimin’ e rregullimit te nje rruge po shkaterrohet nje pyll i tere ne menyre kriminale e korruptive”.

“Jam i bindur se shpejt kjo tragjedi qe po ndodh do te shpertheje dhe reagimin e qarte e te forte popullor!”, thekson Shehu.

Reagimi i plotë:

Gjirokaster!

Nje masaker ambietale mbi pyllin nga Shtepezi i Vjeter ne Luzat deri te Uji i Ftohte!
Nen “justifikim” e rregullimit te nje rruge po shkatrohet nje pyll i tere ne menyre kriminale e koruptive.

Priten e pemet e rafshohet bimesia ne nje hapesire shume te gjere, krejt ne kundershtim me cdo ligj, rregull e norme zhvillimi.

Dhe kjo behet diten me diell e askush nuk thote ndonje fjale, asnje kontroll nga institucionet shteterore asnje reagim a shpjegim.

Sepse forca e “shtetit”, pjese ne kete krim qofte dhe me heshtje, si dhe e grupeve keqberese zbatuese qenka kaq e “rende” e terrorizuese, sa dhe banoret vete nuk ndjehen!

Fatkeqesi cfare po ndodh ne vijimesi ne Qarkun e Gjirokastres.

Diku kontaminohen fushat, diku Vjosa, diku perpmbyten tokat, diku asgjesohen pyjet, pemet…etj.

Bagetia zvoglohet, tokat gjthmone e me veshtire te kultivohen…sherbimet vecse po mbyllen!

Dhe te gjitha keto qe ne thelb thellojne varferine e denigrojne qytetaret, po e “cveshin” ate Qark jo vetem nga pyjet e prodhimi, por po “rallojne” ne meyre katastrofale dhe popullesine e tij.

Sepse keta njerez te mrekullueshem e punetore keshtu te detyruar, vecse po braktisin ato troje, djep i zhvillimit e kultures.

Jam i bindur se shpejt kjo tragjedi qe po ndodh do te shpertheje dhe reagimin e qarte e te forte popullor!

Zjarr Tv Ad