Presidenti Begaj takon ambasadoren Yuri Kim: I hapim rrugë angazhimit në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj, ka takuar ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i ri i shtetit u shpreh se ky takim i hap rrugë angazhimit në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve.

“Partneriteti SHBA- Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #krahperkrah”, shkroi ai.

    Burimi:Faqja zyrtare në Twitter e Presidentit Begaj

Zjarr Tv Ad