Presidenti i SHBA Joe Biden mesazh urimi për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka përshëndetur përmes një video-mesazhi 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mesazhi i Biden është transmetuar në një event të organizuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, me praninë e krerëve më të lartë të shtetit dhe personalitete nga fusha të ndryshme.

Biden ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në mbështetje të ukrainasve, në strehimin e afganëve dhe në rolin në Këshillin e Sigurisë së OKB.

“Sot Shqipëria dhe SHBA janë aleatë në Nato dhe partnerë në mbrojtje të lirisë në botë. Shqipëria ka bërë mjaftueshëm në ndihmë të ukrainasve, teksa mbrohet nga lufta brutale e Rusisë. Faleminderit për strehimin e mijëra afganëve vitin e fundit.

SHBA do të qëndrojë me Shqipërinë teksa luftoni korrupsionin, forcimin e ligjit teksa vijoni rrugëtimin për t’u bërë pjesë e BE. Uroj që dy kombet tona të vijojnë të ndërtojnë çdo gjë që kemi arritur së bashku dhe të ndërtojnë një të ardhme më të ndritshme për fëmijët tanë”, u shpreh ndër të tjera Biden.

Zjarr Tv Ad