Ironia e gazetarit: Të gjithë janë spiunë, përveç patronazhistëve

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Dosjeve nxiti një furtunë me prapavijë politike, kur tentoi të bënte pis figurën e ish-Presidentit Ilir Meta, duke e akuzuar si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla reagoi edhe publikisht, duke thënë se rasti është tronditës.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka shumë reagime ironike për faktin se kjo qeverisje po merr flamurin e denoncimit të ish-spiunëve.

Kujtojmë se kjo qeveri është akuzuar edhe ndërkombëtarëisht se ka ngritur një rrjet spiunazhi të ngjashëm me hijet e Sigurimit të Shtetit.

Bëhet fjalë për skandalin e patronazhistëve, të cilin Edi Rama vazhdon ta mbrojë me forcë.

Gazetari Klodian Tomorri shkruan se të gjithë në vend janë spiunë, përveç patronazhistëve.

“Përveç patronazhistëve, që nuk u ka dalë asnjë llaf për kështu punësh, të gjithë të tjerët janë spiuna.

Po mos u trondit aq shumë moj Linditë,” shkruan ai./Standart

Zjarr Tv Ad