Duhej të ishte një ditë historike, kur shqiptarët të festonin të gjithë marrëdhëniet me SHBA.
Por kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë vendosur ta përdorin ditën e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA për arsye politike.
Ata kanë vendosur të organizojnë sot një anti-miting, si kundërpërgjigje ndaj protestës masive të 7 korrikut në Tiranë.
Punonjësit e administratës janë të detyruar të dalin sot përdhunshëm në anti-miting.
Ndërkohë që qeveria po shpenzon miliona për një koncert, që do i shërbejë Ramës për të ‘treguar’ se edhe ai ka mbështetjen e njerëzve.
Vetë Rama e nisi sot ditën duke thirrur njerëzit në shesh.
“MIRËMËNGJES dhe sot, në ditën e fiks 100-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm ju uroj ditë të mbarë, po edhe mbrëmje të bukur të gjithë atyre që do jenë sot në Sheshin Skënderbej”, shkruan kreu i qeverisë/Standart