Firma 91 mln euro te inceneratorët/ Detajet që nxjerrin bllof Erion Veliajn

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në morinë e shkresave që i shtruan rrugën koncensionit për inceneratorin e Tiranës, është një dokument që e ngarkon Erion Veliajn me përgjegjësi direkte për kalimin e 91 milionë eurove me një firmë. Bëhet fjalë për shkresën e marsit të vitit 2017, të cilën Lapsi.al e ka sjellë edhe më parë për lexuesin. Firma e Veliajt jep miratim për inceneratorin e Tiranës dhe është përgjigje për Alqi Bllakon. Shkresa i hapi rrugë kalimit të 91 milionë eurove drejt xhepave Klodian Zotos dhe shokëve të tij.

Paratë vazhdojnë kalojnë. Por në Sharrë nuk ka ende incenerator.

Deri më sot, firma e Veliajt është denoncuar nga opozita, që e akuzon se ai shkeli ligjin kur mori përsipër kompetencat e Këshillit Bashkiak. Në Komisionin Hetimor, Veliaj tha se kishte dhënë miratimin vetëm “parimisht” dhe se Këshilli Bashkiak e kishte miratuar më vonë kontratën, një deklaratë që u konsiderua e gënjeshtërt. Por Monika Kryemadhi ka nxjerrë disa dokumenta që shpjegojnë se si u distancuan faktorët e tjerë nga zelli që tregoi Veliaj për inceneratorët.

Tërheqja e Arben Ahmetajt

Qëndrimi që mbajti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave, ishte në veçanti ishte interesant, sepse tregonte se si u distancua ai nga afera që Veliaj vendosi ta firmosë. Kur Lefter Koka i kërkoi miratim për inceneratorin e Tiranës, ndryshe nga Veliaj, Ahmetaj refuzoi të jepte miratim të hapur. Ai bëri një hap pas dhe ia la përgjegjësinë kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Tek shkresa që firmosi Ahmetaj shkruhej se ai nuk kishte asnjë koment për koncesionin sepse përfituese ishin bashkitë e Tiranës dhe jo qeveria.

“Referuar shkresës nr. 8275/1 prot., datë 27.03.2017, me anën e së cilës Kryetari i Bashkisë Tiranë është shprehur parimisht dakord për rolin e kësaj Bashkie referuar studimit të fizibilitetit, shprehemi pa komente për sa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë”, shkruhet në përgjigjen e Ahmetajt.

Pavarësisht shënimit “pa koment”, Ahmetaj shkeli ligjin sipas Kryemadhit, sepse duhet të kishte bllokuar projektin që mbante vetëm firmën e Veliajt dhe jo të kryetarëve të tjerë të bashkive që do të digjnin plehrat në incenerator. Por sërish, shënimi i ish-ministrit tregon shumë. Në sfondin e refuzimit të Ahmetajt, del akoma më e qartë shkelja e Veliajt. Pavarësisht kësaj, ai guxoi ta hedhë firmën që sot e bën kandidat për SPAK.

Debati në komisionin e prokurimit

Detaji i dytë që shton dyshimet mbi kryebashkiakun Veliaj është një debat që ka ndodhur mes anëtarëve të Komisionit të dhënies me Konçension të procedurave të inceneratorit. Në mbledhjen e 31 gushtit të vitit 2017 është vënë re anashkalimi i Këshillit Bashkiak nga firma e Erjon Veliajt.

Kryetarja dhe dy anëtarë kërkuan miratimin e kontratës nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga Erjon Veliaj. Por dy anëtarët e Komisionit nga Bashkia e Tiranës, Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu thanë se kjo nuk ishte e nevojshme dhe mjaftonte firma e Veliajt që projekti të kalonte. Pak ditë më pas, Veliaj u detyrua ta mblidhte Këshillin Bashkiak ashtu siç kërkuan anëtarët e Komisionit të prokurorimit, por atëherë kontrata ishte lidhur dhe angazhimi financiar ishte realitet.

Të dyja episodet, si tërheqja e Arben Ahmetajt ashtu edhe debatet në Komisionin e Prokurorimit, tregojnë dyshimet se Veliaj shkeli ligjin për inceneratorin e Tiranës nuk prekën vetëm opozitën, por u shfaqën edhe brenda mazhorancës. Dihet tashmë që vetëm prokurorët e SPAK kanë imunitet dhe nuk guxojnë të merren me Veliajn./LAPSI

Zjarr Tv Ad