“Kuvendin e vendosët në funksion të skenarëve politikë”- Lindita Nikolla i përgjigjet akuzave të Petrit Vasilit: Kishte interes të madh, informova mbi letrën e Autoritetit të Dosjeve

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla iu përgjigjur akuzave të LSI-së, se vendosi Kuvendin në funksion të skenarëve të neveritshëm politikë.

Lindita Nikolla në letrën zyrtare: “Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, nr. 2665, datë 28.07.2022, Ju bëj me dije si më poshtë:

Veprimet e mia si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë udhëhiqen vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit.

Në deklaratën time të datës 27 korrik, nisur nga interesimi i madh i mediave, informova mbi letrën drejtuar Kryetares së Kuvendit nga Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, institucion i cili raporton në Kuvendin e Shqipërisë, “Informacion mbi disa çështje të cilat Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ndesh gjatë punës së tij të përditshme”, të cilën e gjeni bashkangjitur.

Është në praktikën parlamentare që Kryetari i Kuvendit ndan informacione me kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare të Kuvendit.

Zjarr Tv Ad