Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se është hapur gara për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar bazuar në projektin e Bjark Ingels, por i menjëhershëm ka qënë reagimi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëta. Znj. Adriana Kalaja nga foltorja e PD-së, paralajmëroi “ se çdo veprim i kryebashkiakut dhe i bandës laramane të përfituesve në kurriz të pronës publike, do të ndeshet me aksion ligjor dhe qytetar”.
Kalaja tha:
“Sekserët e të gjitha ngjyrave të mendojnë dy herë para se të veprojnë një here, sepse çdo lëvizje është antiligjore dhe antikushtetuese.
Për dijeni të qytetarëve:
-Nuk është ekzekutuar ende vendimi nr.29 i Gjykatës Kushtetuese i datës 2 korrik 2021, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, që e detyron Bashkinë e Tiranës t’ia kthejë pronën e Teatrit Kombëtar Ministrisë së Kulturës. /-Projekti korruptiv i Bjarke Ingell është regjistruar në SPAK dhe po hetohet nga ky institucion që në korrik të vitit 2020. -Vendimi nr. 50 i Këshillit bashkiak për shembjen e Teatrit Kombëtar është regjistruar dhe po hetohet nga SPAK që në qershor 2020. /-Miratimi i buxhetit shtesë për ndërtimin e Teatrit të ri, nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është kallëzuar nga Aleanca në nëntor 2020 dhe po hetohet nga SPAK. / -Pengimi në ekzekutimin dhe mosekzekutimi i vendimit nr. 29 të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shpalljen antikushtetues të ligjit special nr. 37 dhe VKM nr. 377, është kallëzuar nga Aleanca në gusht 2021 dhe po hetohet nga SPAK.
Duke e ditur babëzinë për fitime dhe shpërfilljen për ligjet dhe kushtetutën të dyshes Rama-Veliaj, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u bën thirrje organeve të drejtësisë të shpejtojnë në aksione dhe drejtësi për të penguar që antiligji të fitojë mbi ligjin. Gjithashtu të provojnë se drejtësia e re nuk është një degë e thyer e ekzekutivit të Edi Ramës dhe një call center e Erion Veliajt.”
Burimi: Pjesë nga fjala e Kalajës në foltroren e PD-së.