Nga Ylli Manjani
Festimet vijojnë edhe sot me organizim të vizitave të kolektivave punonjës dhe/ose vizitorë të tjerë të përzgjedhur nga patronazhistët, tek inceneratorët. Atje vizitorët, do njihen me pamjet 3D në ekranet e mëdha që ka vendosur partia me këtë rast, ku tregohet qartë se si trajtohen mbetjet dhe se si digjen paratë e shqiptarëve.
Vizita vijon me një pavion special të Azilit të pleqve të ngritur me këtë rast mu në vendin ku duhet të ishte vendosur inceneratori, ku pleq të lumtur nga kjo mrekulli, do tu flasin vizitorëve për mjedisin ekologjik që shkakton djegia virtuale e plehrave dhe djegia reale e pareve të vjedhura.
Pastaj një vizitë homazh tek varrezat aty pranë, ku nderohen të rënët e evazionit fiskal, evazion i cili bëri të mundur këto ditë të lumtura që populli shijon sot. Në fund të turit ka një pushim kafeje te zyrat e SPAK, ku vizitorët do ndjekin në ekranin e vendosur aty, deklaratat e Yurit për sukseset e reformës.
Vizitorët që e bëjnë këtë tur kanë edhe 3 ditë pushim për një trajtim relaksues me hashash mjeksor falas, ose me banane nga ato të kontenierit që zbrazur mu në mes të Portit të Durrësit. Për këto të fundit nevojitet një pagesë ekstra sepse kanë pasë shpenzime çunat…
Kush ka dëshirë mund të bëjë edhe një foto bujrumi me presidentin Bajram.
Turi ofrohet edhe virtualisht në celularët tuaj, por duhet të fusni, username:iloverilindja
Pasword:votojerivelin
Për negociatat mos u mërzisni fare. Tani që hoqëm qafe Zef Mazin, do ta bëjmë BE të na lusë për të negociuar.
#100heqim52vjetsëbashku
#150vjetpas
#100vjetanash