Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije vendimin e marrë në mbledhjen e qeverisë sa i takon sistemit arsimor. Kushi tha se do të shtohej numri i punonjësve psikosocial dhe mësuesve ndihmës në shkolla, gjithashtu edhe oficerët e sigurisë.
Evis Kushi: Synojmë të forojmë një sistem arsimor cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës. Në këtë kuadër ne kemi vendosur të rrisim numrat edhe për punonjësit psikosocial dhe mësuesit ndihmës. Do shtohen 205 punonjës psikosocial dhe 250 ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe.
Sot vijmë me një tjetër vendim. Kemi vendosur të rrisim numrat për oficerët e sigurisë. Vendosëm të kemi edhe 70 oficerë sigurie më shumë. Qëllimi është të ofrojmë më shumë siguri për nxënësit jo vetëm brenda shkollës, por edhe përreth saj. Këtë do e realizojmë në bashkëpunim me shkollat e institucionet lokale.
Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do jenë vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat e arsimit bazë, duke i dhënë më shumë prioritet shkollave që kanë një numër më të lartë nxënësish