“Nisma e qeverisë për shitjen e shtetësisë shqiptare bie era korrupsion”, Salianji: Asnjë vend i rëndësishëm i BE s’e ka këtë ligj! Personat e lidhur me terrorizmin…

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nisma e qeverisë për shitjen e shtetësisë shqiptare bie era korrupsion”, kështu është shprehur deputeti demokrat, Ervin Salianji.

Ai gjithashtu ka thënë për ACQJ ka thënë se asnjë vend i rëndësishëm i BE nuk ka vënë në zbatim një mekanizëm të tillë.

“Kjo është një nismë që bie erë korrupsioni pavarësisht se është investuar qeveria për të bërë një ligj për të bërë korrupsion të tillë që t’i lehtësojë vetes së vet që të japin shtetësi. Në dijeninë time asnjë vend i rëndësishëm i BE nuk e ka këtë ligj. Por sido të jetë Shqipëria nuk ka kapacitete e duhura për të grumbulluar informacione edhe nëse do ishte një nismë e ndershme. Shqipëria është e nxirë në raportin e DASH për shkak të pafuqisë së qeverisë për luftuar korrupsionin. Siguria kombëtare po cenohet në të gjitha nivelet”, tha Salianji.

Ai përmendi skandalin e publikimit të të dhënave të qytetarëve në publik, duke u shprehur se Shqipëria mund të kthehet në target të individëve që janë pjesë e organizatave terroriste apo grupeve kriminale që duan të fshihen ose të investojnë paratë e tyre në vendin tone.

“Të gjitha informacionet e qytetarëve janë nxjerrë në publik. Kjo nismë i lehtëson mundësinë personave që duan t’i fshihen drejtësisë apo duan të pastrojnë paratë në Shqipëri. Ka pasur raste publike si ai i biznesmenit Indian që kërkonte të merrte nënshtetësinë shqiptare. Ajo që e bën më të fortë shqetësimin në lidhje me këtë ligj është se cenon sigurinë kombëtare. Cenon dhe kthen Shqipërinë në vend burim të pastrimit të parave. E bën një prej ligjeve më të këqija si target i personave që janë të lidhura me terrorizmin dhe grupet kriminale. Grupet shqiptare janë anembanë botës”, ka thene ai./balkanweb

Zjarr Tv Ad