“Mami dhe babi po bëjnë dasëm” … Drini dhe Ajri të lumtur në dasmën e prindërve.
Regjisori Ismet Drishti ka kurorëzuar dashurinë në martesë me bashkëshorten e tij Eniana Drishti.
Në fjalën e saj përshëndetëse Eniana Drishti plot emocion u shpreh: “Për 35 vjetorin tim…më veshi fustanin e bardhë dhe bëmë festën që nuk e kishim bërë…Kjo ditë është më e bukur se ëndrra më e bukur që mund të kem parë”
Një dasëm e bardhë për njerëz me zemër të bardhë…pa luks të tepruar dhe pa ekzagjërime.
Një dasëm qytetare Shkodrane ku mbizotëronte qytetaria në çdo detaj, që nga të ftuarit, dekori e deri te zëri I mrekullueshëm I Laorjan Ejllit, Orjeta Kelës dhe Savjana Vjerdhës me orkestrën e drejtuar nga mjeshtri Ilir Zogaj.
Ishte një festë plot surpriza ku ndër të ftuarit shikoje emra të njohur te artit dhe politikës.
Dhe qershia mbi tortë kënga që Ismet Drishti kishte kompozuar për Enianën me tekstin e mëposhtëm:
Titulli: Ja vlen me prit’
Ditët kalojnë
E bukur vjen çdo ditë e re moj shpirt
Dita për ne
Është ditë e bukur sa herë çelim sytë
Nadja e mirë
Mirmjes e gëzuar filloi ditë e re
Nuk mbyllim sytë
Pa e uruar njeri-tjetrin ne
Ref
A ke mendu se nji ditë, kjo ditë ka me ardhë
Mes lulesh, nuse lulesh me fustan të bardhë
A ke mendu, a ke mendu o shpirt
Se ja vlen me pritè – me ardhë kjo ditë
A ke mendu o shpirt se kjo ditë ka me ardhë
Mes njerzëve t’zemres nuse me fustan të bardhë
A ke mendu, a ke mendu o shpirt.
Se ja vlen me pritè.
St 2
Shiko fëmijët
Yjet ma t’shndritshem të galaksisë tonë
Ju qeshin sytë
Na mbushin shpirtin, jetën na e shtojne
Nadja e mirë
Mirmjes e gëzuar filloi ditë e re
As ata s’flene
Pa e uruar njeri-tjetrin ne…
Ref.
A ke mendu se nji ditë, kjo ditë ka me ardhë
Mes lulesh, nuse lulesh me fustan të bardhë
A ke mendu, a ke mendu o shpirt
Se ja vlen me pritè – me ardhë kjo ditë
A ke mendu o shpirt se kjo ditë ka me ardhë
Mes njerzve t’zemres nuse me fustan të bardhë
A ke mendu, a ke mendu o shpirt
Se ja vlen me pritë.
Ju falemnderes
Të gjithëve që sot jeni mbledhur këtu
Gëzimi ynë
S’do ish i tillë po të mos ishit Ju
Me shpirt uroj
Gjithë lumturinë e botës kokë për kokë
Asgja nuk vlen
Kur s’ndahet me miq, dashamir e shokë
Ref3
Sot jam I lumtur ditën m’keni zbukuru
Kte lumturi që kam uroj edhe për ju
Veç mbani mend kur gjen një xhevahir
Shtrengoje fort e ruaje shumë mirë
A ke mendu o shpirt Se kjo ditë ka me ardhë
Mes njerzve t’zemres nuse me fustan të bardhë
A ke mendu, a ke mendu o shpirt
Se ja vlen me pritë
Një fragment i shkurtër siç u këndua live