Me çadra plazhi dhe flamuj shqiptarë, “Nisma Thurje” proteston në bregdet për plazhe 100% publike

0
124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej kohësh,  “Nisma Thurje” ka ndërmarrë iniciativën për të liruar plazhet e për t’i kthyer ata në 100% publike. Nëpërmjet një peticioni, kërkojnë që në Kuvend të miratohet një projekt-ligj për lirimin e hapësirave të plazheve nga subjektet private. Ditën e sotme, aktivistë dhe qytetarë kanë udhëtuar drejt plazhit të Golemit për të protestuar dhe për të vendosur cadrat e tyre në hapësirën publike të vijës bregdetare.

Njoftimi i tyre:

Në Shqipëri plazhet janë zaptuar në mënyrën me flagrante të mundshme nga oligarkët, biznesmenët e lidhur me politikën apo edhe nga familjarët e politikanëve. Jemi në fund të muajit korrik dhe shumica e familjeve shqiptare nuk nuk kanë bërë asnjë ditë plazh. E di përse? Sepse nuk i lejojnë të ngulin çadrën, i përzënë nga plazhi nëse nuk paguajnë shezllonit. E përse duhet të paguajnë, kur në të gjithë vendet e botës plazhet më të bukura janë falas? 60% e shqiptarëve sipas një barometri për Rajonin, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të bërë disa ditë pushime, përshak të kostove të larta.

Sot po kërkojmë që plazhet të jenë 100% publik. Nëpërmjet peticionit online, janë mbledhur mbi 10 mijë. Do të duhen edhe 10 mijë të tjera, të cilat jemi të sigurtë që do t’i tejkalojmë, për ta dorëzuar ne Parlament këtë kauzë të përbashkët. V.K.M-ja e menaxhimit të plazheve është një letër bakalli e cila nuk ka asnjë vlerë. Përtej faktit se projektligji qendron mbi çdo V.K.M nga ana ligjore, ky vendim nuk respektohen. Privati ndonëse ka në menaxhim një pjesë të rërës, shtyhet akoma dhe më tepër padrejtësisht drejt pjesës që është lënë për publikun. Nuk respektohet distanca prej 7.5 metra nga shezlloni i fundit i biznesit e deri te vija e ujit që duhet të jetë për publikun, kështu e thotë V.K.M-ja. Privati ka zaptuar përtej çdo limiti, duke vendosur shezllona edhe aty ku nuk ka leje, edhe aty ku rëra i është lënë publikut.

Duke qenë se V.K.M-ja nuk na e zgjidh këtë problem, por na e shton edhe më tepër, ne propozojmë një projektligj i cili vendos pikat mbi “i”. Ndaj ne duam t’i japim fund kësaj marrëzie. Ne nuk negocjojmë me ministrinë apo me qeverinë për kërkesën tonë. Nuk do të luajmë as lojë kungulleshkash për të marr nga 20%, ta kërkojmë 70%, dhe po s’na e dhanë 70%, të kënaqemi me 50% plazh publik. Jo, ne nuk po bëjmë pazar me tokën publike, me tokën e shqiptarëve që e kanë mbrojtur nga pushtuesit e huaj, e që tani duhet ta mbrojnë edhe nga pushtuesit vendas. Ne kërkojmë plazh 100% publik!

Protesta do të vijojë nga ne, nga qytetarët, në çdo qytet bregdetarë, përpara institucioneve ligjvënëse dhe në çdo formë për të kërkuar një të drejtë që e gëzojnë të gjithë qytetarët europianë. Ndaj, boll më me zaptimet dhe privatizimet e pronës publike. Boll më me këto metoda abuzive ku fitojnë vetëm një grusht njerëzish dhe humbin të gjithë shqiptarët.

Sipas tyre, fitorja më e madhe e tyre në ditën e sotme,ishte ndërgjegjësimi dhe reagimi qytetar.

Burimi:Video të publikuara në faqen zyrtare të Nismës Thurje në Facebook.

Zjarr Tv Ad