Pavarësisht akuzave të opozitës ndaj Ministres për bashkëshortin investitor strategjik, Olta Xhaçka bisedë të “ngrohtë” me deputeten demokrate

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk kishte sesi të mungonte në këto faqe edhe një tjetër dyshe kundërshtarësh që janë mikesha. Në foto shohim ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila pasi ka lënë seancën parlamentare, ka kaluar minuta të tëra me deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Si dy mikesha të mira, biseda mes tyre ka qenë intensive. E madje ka pasur edhe një moment, ku ministrja është mbështetur tek Çupi, më shumë për të treguar afeksion, sesa për t’u mbajtur. Megjithatë e gjithë skena flet për një marrëdhënie mes dy mikeshash, që jashtë Parlamentit nuk njohin rivalitet.

Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, dy zonjat e politikës edhe janë larguar së bashku. Shoqëruar edhe me të tjerë emra, ato kanë lënë ambientet e Parlamentit së bashku.

Zjarr Tv Ad