“Xhaferraj: ka marrë fund gjithcka”, deputeti denoncon skandalin në spitalin e Durrësit

0
295
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon se prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh.

Sipas deputetit, pacientëve tashmë u janë rritur në mënyrë të ndjeshme kostot, për shkak se përveç medikamenteve u duhet të bëjnë edhe analizat bazënë privat.

Postimi i Xhaferrajt:

“Ferdinand, ka marrë fund gjithcka.”

Këto ishin fjalët e një prej anëtarëve të stafit të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Durrësit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat si bazë?

Pacientët, të cilët përvec ilaceve tani janë të detyruar të kryejnë edhe analizat më bazike privatisht, do të rimbursohen për këtë mosfunksionim? Qeveria e fokusuar tek koncertet madhështore, ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar.

Skizma ndërmjet prioriteteve të Rilindjes dhe nevojave të qytetarëve sa vjen e thellohet, me kosto në rritje vetëm për këto të fundit.

Zjarr Tv Ad