Gabriel Jesus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme avënturën e re tek Arsenal. Futbollisti brazilian u largua nga Mancester Siti për tu transferuar tek skuadra tjetër e Premier Ligë.
Edhe pse sezoni i ri ende nuk ka nisur futbollisti po përjeton momente fantastike tek skuadra e re. në 5 takime të luajtura deri tani sulmuesi ka shënuar 7 gola. Jesus u bë menjëherë protagonist duke shënuar dy gola në ndesjen e parë miqësore përballë Nurnberg.
Më pas braziliani e gjeti rrugën e rrjetës edhe në dy miqësoret e tjera në përballjet me Evertonin dhe Celsin. Ndërsa tripletën e parë me fanellën e Arsenalit e shënoi në takimin me Sevilian të fituar nga anglezët 6-0.
Me këtë start Jesus i ka bërë tifozët e Arsenalit të ëndërrojnë për një sezon fantastik.