Skuadra e Juventusit gjendet në Shtetet e bashkuara ku po zhvillon fazën përgatitore.
Bardhezinjtë janë vënë në vështirësi në këtë prag sezoni për shkak të dëmtimëve të futbollistëve. Lajmi i para disa ditëve për shkallën e dëmtimit të Poul Pogba ka bërë me dhimbje koke trajnerin dhe drejtuesit.
Këta të fundit janë vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e francezit për fazën e parë. Por sit ë mos mjaftonte kjo tek torinezët është dëmtuar edhe mesfushori tjetër McKennie.
Sipas raportimeve të mediave italiane, futbollisti amerikan do të qëndroj rreth një muaj jashtë fushave. Dhe ajo që është e sigurt është që lojtari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Alegri për fillimin e sezonit.
Sezonin e fundit me Juventusin, futbollisti u aktivizua në 21 ndeshje dhe shënoi 3 gola.