Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Artan Fuga: Kush e kush të tregojë virgjërinë e tij! O ju hapsha trutë! Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej…

0
317
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka komentuar debatin për hapjen e dosjeve, pasi Autoriteti publikoi një dokument duke thënë se një politikan me inicialet I.M ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

Sipas Fugës, tashmë kërkojnë të gjithë që t’i hapen dosjet, me qëllim për t’i shpëtuar përgjegjësisë për diktaturën.

Profesor Fuga thotë se kjo është një lojë e fëlliqur dhe nuk ka asnjë interes për qytetarin.

“Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin!  Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë!  Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Hapja e dosjeve dhe hapja e barkut!

Pasi u tronditën fort, shumë, jashtëzakonisht, tmerrësisht, duke e shpallur Ilir Metën agjentin 007,

Të gjithë kërkojnë të hapen dosjet, për të gjithë, në çast! Opozitarë, pushtetarë, gjysmë-opozitarë, kush e kush të tregojë se nuk e ka qimen nën kësulë! Hapëmi dosjen mua ! – bërtasin!

Kush e kush të tregojë kështu virgjërinë e tij!

Kush e kush t’i shpëtojë përgjegjësisë së tij për diktaturën!

Kush e kush të tregojë se e ka ndërgjegjen e bardhë sa veladoni i Papës!

Në vend të hapni dosjet, mos na hapni barkun – sikurse thoshte gjyshja ime!

Në ditët në vazhdim do t’ju rrëfej se përse kjo është një lojë e fëlliqur, asnjë interes për qytetarin!

Të tjera gjëra ka nevojë sot pastrimi i jetës shoqërore nga maskarenjtë!

Mos e hani këtë lojë e të bini në kurth!/ Burimi: Faqja zyrtare në Facebook Artan Fuga.

Zjarr Tv Ad