Laçi ishte praktikisht e vetmja skuadër që kaloi një tur në Ligën e Konferencës duke eleminuar në raundin e parë ekipin e Iskras. Ndërkohë në raundin e dytë kurbinasit u larguan në mënyrë të papritur pas humbjes 1-4 në shtëpi nga moldavët e Petrocub.
Kjo ka bërë që klubi te marrë masa të ashpra ndaj stafit dhe futbollistëve. Pas largimit të disa lojtarëve klubi ka njoftuar edhe shkarkimin e trajnerit Duro, në njoftim thuhet:
“KF Laçi shkarkon trajnerin Shpëtim Duro pas eliminimit nga turi i dytë i Conference League dhe humbjes së finales së Kupës së Shqipërisë. Në ditët në vijim do të ketë të reja të tjera në lidhje me trajnerin e ri dhe lëvizjet e tjera. Para Laçi!”
Megjithatë nga ana e tij trajneri mësohet të jetë shprehur se ka ndërprerë bashkepunimin me Laçin pas shpërfytyrimit të skuadrës në takimin e kthimit me Petrocub. Dhe duke e konsideruar këtë vendim si të pakthyeshëm.