LAJMI I FUNDIT: Mesfushori i Tiranës zyrtarizon largimin nga kryeqyteti

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Largimi i Ennur Totre nga skuadra e Tiranës ishte pothuajse i sugurt dhe zërat për një transferim të tij në Ukrainë po qarkullojnë prëj ditësh në mediat sportive.

Megjithatë ka qënë vetë mesfushori që ka zyrtarizuar largimin nga kampionët. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Totre shkruan:

“Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit  Ju uroj shumë suksese në vazhdim Forca Tirona” përfundon postimi i futbollistit.

Nga largimi i Totre klubi bardheblu mendohet të përfitoj rreth 250 mijë euro.

Zjarr Tv Ad