Dyshimet për të ardhmen e Paul Pogba pas dëmtimit të meniskut në Shtetet e Bashkuara pritet të zgjidhen gjatë ditës së sotme. Francezi do të udhetoj drejt Lyonit për t’iu nënshtruar një konsultimi me Bertrand Sonnery-Cottet, mjekun që operoi Zlatan Ibrahimovic për rikuperimin e ligamentit në gjurin e majtë. Pas konsultimit, ai do të vendosë se çfarë do të bëjë me mjekët e kombëtares franceze dhe padyshim ata të Juventusit.
Hipoteza e parë, pas vizitës në SHBA, ishte e një operacion. Një ndërhyrje thuajse 100 për qind efikase, por që ka kohë më të gjata rikuperimi nga 3 deri në 5 muaj ndalesë. Kjo do të thoshte lamtumirë Katarit për Pogba dhe rikthim në fushë me Juven në 2023.
Kjo është arsyeja pse francezi nuk dorëzohet dhe konsideron shmangien e operacionit që do të thoshte kohë më të shkurtra rikuperimi, 40-60 ditë. Një tjetër mundësi është edhe një lloj terapie që mund të shtynte operacionin të paktën deri sat ë mbaronte Kupa e Botës