Deputeti Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta në drejtim të Bordit të Transparencës, të ngritur për të menaxhuar çmimin e naftës me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga spekulimi.
Vasili i quan anëtarët e bordit si batakçinj që vjedhin qytetarët duke lënë të pandryshuar çmimin e naftës që aktualisht është 226 lekë për litër, edhe pse prej ditësh çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka pësuar ulje të vazhdueshme.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Vazhdon pa pushim vjedhja e Qeverisë me çmimin e naftës!
Qeveria përmes Bordit mostër qeveri + oligarkë vazhdon vjedhjen dhe grabitjen me çmimin e naftës.
Çmimi i naftës në bursë ka shënuar vetëm ulje të vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme.
Ndersa Bordi i batakçinjve mban çmime skandaloze dhe vjedh e zhvat paratë e shqiptarëve.
Çmimi i naftës në Shqipëri është 226 lekë.
Ndërsa në Maqedoni vetëm 175 lekë.
Po kështu në Malin e Zi çmimi është 175 lekë.
As Maqedonia dhe as Mali i Zi nuk janë prodhues nafte.
Diferenca e vetme është se Shqipëria ka një Qeveri të rilindjes, që vetëm vjedh, ndërsa në Maqedoni dhe Mal të Zi qeveritë mendojnë për qytetarët.
Qeveria ka bllokuar në menyrë mafioze Projekt- Ligjin e propozuar nga unë ne Parlament që në fillim të muajit mars, që kërkon pezullimin e taksës së qarkullimit dhe të karbonit.