Aktivistë çekë në mbështetje të Kosovës, protestojnë para Ambasadës së Serbisë në Pragë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistë çekë sot kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën sa u përket tensioneve midis dy vendeve të Ballkanit.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën.

Ishte ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ajo që e ka shpërndarë një fotografi në Facebook që ishte postuar më herët në Twitter.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Ambasadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

Zjarr Tv Ad