Vrau fqinjin me grushte/ Flasin fqinjët: Autori ishte problematik me të gjithë

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

51-vjecari Alban Meneri që shihni në foton lart është autori i ngjarjes së rëndë në Tiranë ku pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe sende të forta fqinjin e tij, Nikolin Staka.

Mësuesi 56-vjeçar nga Laçi ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë në banesën e marrë me qera vetëm 1 muaj më parë dhe trupi i pajetë është gjetur nga pronari i shtëpisë.

Autori i krimit rezulton të jetë një violinist profesionist dhe pedagog pasi ka studiuar në Akademinë e Arteve. Meneri gjithashtu rezulton të jetë i punësuar në RTSH.

Sipas banorëve të lagjes ku ai jeton, 51-vjeçari ka pasur gjithmonë konflikte me ta për arsye të ndryshme.

“Personi vjen dhe i kërkon zonjës që ka dyqanin aty, të largojë makinë ai debaton me zonjën. Komshiu që kishte 3-4 javë që kishte ardhur, del në dritare dhe i thotë: “Mos debato me zonjat”. Ky i thotë: “Zbrit poshtë dhe sqarohu me mua”.

Ai zbret dhe mendoi që ishte sqarim. Ka përfunduar në grushte. Arsyeja që jam e shqetësuar është mënyra se si e ka goditur. I rënë personi në tokë ai vazhdonte ta gjuante akoma.

Të nesërmen shoqëruesja që interesohej për këtë vjen dhe i thotë burrit, nuk po hapet dera. Burri hyn nga dritarja , hap derën dhe e shikon që ishte pa ndjenja. E shikojmë, e kthen nga ana tjetër dhe shikon që ishte i nxirë nga hematomat që kishte marrë” – tha pronarja e banesës ku jetonte viktima.

Ai gjithashtu pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve, arsye për të cilin kishte nisur edhe sherri me parukieren përballë pallatit, zënkë e cila solli reagimin e Stakës dhe më pas përplasjen fizike mes tij dhe Menerit.

Zjarr Tv Ad