Kryebashkiaku Leli shijon makaronat tradicionale me turistët në qytetin bregdetar: Komuniteti arbëresh traditën e ka sjellë dhe në Vlorë

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në Qendrën Historike të qytetit, ku ka shijuar dhe gatimet tradicionale të komunitetit arbëresh.

Leli shkruan se komuniteti arbëresh ka ruajtur me shekuj traditat e origjinës dhe jo vetëm pasuron historinë e Italisë, por që i kanë sjellë deri në Vlorë.

Me një postim në rrjetet social ai shihet së bashku me turistë që ndodhen në zonë duke shijuar një darkë me makaronat tradiconale, por edhe me një gotë verë.

“Mes qindra historive që e kanë bërë të madhe kuzhinën italiane, është edhe ajo e jugut, veçanërisht e komuniteteve arbëreshe që me krenari ditën të ruajnë nëpër shekuj traditat e origjinës dhe me po atë krenari e kanë sjellë sot, deri në Vlorë. 📍Lucia dhe Alba gatuan receta tipike të tokave të tyre, brenda të cilave është edhe historia e tokës tonë. Makaronat e traditës i shijuam me turistë e banorë të rastësishëm që kishin zgjedhur Qendrën Historike të qytetit për të shëtitur. Bashkë me muzikën arbëreshe shija u bë e paharrueshme, por dobia e kësaj nate shkoi përtej kësaj. Interesi i qindra turistëve për të mësuar nga kultura kulinare e një vendi që vlerësojmë të gjithë për këmbënguljen me të cilën ruajnë traditën, ishte i paparashikueshëm. Faleminderit që erdhët në Vlorë!🙏” shkruan Leli.

Zjarr Tv Ad