Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka reaguar pas publikimit të raportit të OKB-së për pasigurinë ushqimore. Ai shkruan se 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim, shifra më e lartë në Europë. Sipas tij, vendi çdo ditë po përballet me pasiguri si pasojë e një qeverie thellësisht të korruptuar, arrogante dhe të papërgjegjshme.
POSTIMI I PLOTË
Shqipëria në varfëri. Sipas OKB rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave dhe burimeve të tjera. Shifër kjo më e larta në Europë. Vendi çdo ditë po përballet me pasiguri si pasojë e një qeverie thellësisht të korruptuar, arrogante dhe të papërgjegjshme. Sot nuk flitet për zhvillim ekonomik të familjeve shqiptare, por po përballen me ekzistencën, po luftojnë në kufijtë e varfërisë.
Qeveria nuk mbështet financiarisht qytetarët, nuk ul çmimet, nuk rrit rrogat. Paratë shkojnë për oligarkët dhe jo për qytetarët e thjeshtë dhe familjet në nevojë. Angazhimi maksimal i Partisë së Lirisë do të jetë revolucioni antikorrupsion që do të ndëshkojë abuzuesit dhe paratë e vjedhura do t’ua kthejë qytetarëve.
Postimi i Braimllarit në Facebook.