Është hedhur paraditen e sotme shorti për fazën “playoff” të Ligës së Kampionëve, me goglat që rezervuan përballje të forta.
Sfidat e para do të luhen në 16 dhe 17 gusht, ndërsa ato të kthimit një javë më pas. Për sa i përket shortit të grupeve të Champions-it, do të hidhet pasi të jenë mësuar dhe emrat e fundit pjesëmarrës, në 25 gusht.
Kështu çifti Karabag – Ferençvarosh do të përballet me fituesen e sfidës Sherif Tiraspoli – Viktoria Plzen.
Një tjetër sfidë që bie në sy është ajo midis Trabzonsporit dhe Kopenhagenit, me të dyja skuadrat që kërkojnë grupet e Championsit.
Përballja që mund të dhurojë emocione në “playoff” do të jetë ajo mes Rejnxhërsit dhe fituesit të Monako-PSV, gjithmonë nëse skocezët do të kalojnë modestët e Union Shën-Xhilos.
Sfidat:
Karabag / Ferençvarosh – Sherif Tiraspol / Viktoria Plzen
Bodo-Glimt / Zalgris Vilnius – Ludogorets / Dinamo Zagreb
Makabi Haifa / Apollon Limasol – Crvena Zvezda / Pjunik
Kopenhagen – Trabzonspor
Dinamo Kiev / Shturm Graz – Benfika / Mixhyland
Union Shën-Xhilos / Rejnxhërs – Monako / PSV