PD, Dizdari: 8 për qind e popullsisë shqiptare në hall për ‘bukën e gojës’

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Raporti i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së, vlerëson Shqipërinë si vendin me pasigurinë më të lartë në Europë për ushqim. Me anë të një deklarate për media, anëtarja e Këshillit Kombëtar, Fjoralba Dizdari është shprehur se PD e shqetësuar pasi 30 përqind e shqiptarëve janë në kërkim të bukës së gojës.

Deklarata e Fjoralba Dizdarit:

Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim, për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Ky është përfundimi i një raporti të organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB, që e bën vendin tonë me pasigurinë më të lartë në Europë për ushqim.  Gjetja është tronditëse, jo vetëm në vetvete, por edhe për faktin se prevalenca e sigurisë ushqimore, që do të thotë përpjekja për të siguruar ushqimin, është shqetësim kryesor i njerëzve, kap 30 përqind të shqiptarëve.

Nëse këtë përqindje e ndajmë, dhe marrim vetëm pjesën e atyre që kanë pasiguri ushqimore të rënduar, treguesi që regjistron Shqipëria për tre vitet e fundit është 7.7 për qind. Edhe pse është shënuar përmirësim në raport me anketën paraardhëse, alarm përbën fakti se rreth 8 përqind e popullsisë është në hall për ‘bukën e gojës’. Sa i takon asaj që quhet ‘pasiguri ushqimore e lehtë’, Shqipëria ka nivelin më të lartë në Europën juglindore. Maqedonia e Veriut llogarit 20.9 për qind të popullatës, ndërsa Serbia 14.1 për qind.

Pas tyre vjen Mali i Zi me 14 për qind, Bosnjë-Hercegovina me 12.6 për qind dhe Kroacia me 11.4 për qind. Europa Perëndimore e ka këtë tregues 4.4 për qind. Partia Demokratike e sheh me alarm faktin se një e treta e popullsisë nuk e ka të sigurtë ushqimin e përditshëm, dhe thekson se politikat e qeversë Rama janë të padrejta, të gabuara dhe klienteliste. Ndarja e pasurive kombëtare me 30 vetë, çon 30 përqind të shqiptarëve në kërkim të bukës së gojës. Kur një shqiptar i vetëm nuk e siguron dot bukën e fëmijëve, Shqipëria është në rrezik. Raporti i Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të OKB-së, vlerëson Shqipërinë si vendin me pasigurinë më të lartë në Europë për ushqim. PD e shqetësuar pasi 30 përqind e shqiptarëve janë në kërkim të bukës së gojës.

Deklaratë për media nga selia e PD-së.

Zjarr Tv Ad