“U trondita nga ngjarja pa e ditur që ishte gjaku im”, 7-vjeçarja që humbi jetën në plazhin e Himarës e afërme e pedagoges së njohur

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf përplasi për vdekje një vajzë 7-vjeçare.

7-vjeçarja është e afërmja e pedagoges së njohur dhe aktivistes Ilirjana Kuçana, e cila reagon e tronditur për këtë lajm.

Ajo shkruan se u trondit nga lajmi pa e ditur akoma se vajza ishte gjaku i saj, teksa zotohet se rasti do të zbardhet deri në fund.

“Çdo prind që ka parë lajmin e kobshëm është tronditur e ka kthyer thikën nga vetja. Së pari jam thellësisht në shok dhe e shkatëruar. Vajza që sot vdiq në aksidentin në Potam është vajza e djalit të dajës sim.

Së dyti si prind i një fëmije të po së njejtës moshë jam prekur thellësisht pa u informuar se në fakt viktima ishte e afërmja ime e gjakut.

Zotohem që ky rast nuk do të mbetet pa zbardhur dhe pa përndjekur të gjithë zinxhirin e përgjegjësve. Ky krim i kobshëm nuk ka vetëm një autor, atë të papërgjegjshëm që ka qenë duke drejtuar skafin. I shpreh thellësisht ngushëllimet kushëririt tim të parë, Bledit dhe bashkëshortes së tij për këtë humbje të madhe.

Zoti i dhëntë durim! Ata prindër janë me të vërtet heronj dhe sot po i lutem Zotit që të gjejnë forcën për tu ngritur përsëri në këmbë pas kësaj fatkeqësie! Zoti i ndëshkoftë këta njerëz!” shkruan ajo në postim.

Zjarr Tv Ad