Në “fshehtësi”, Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe, qytetarët në protestë

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është nënshkruar sot marrëveshja themelore ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Marrëveshja u nënshkrua në ora 10:00 në Podgoricë pa asnjë njoftim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve. Bëhet e dije se marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri malazez Dritan Abazoviç dhe patriarku i PSC-së Porfirije. Marrëveshje e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Ka qenë Abazoviç ai që ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet duke nënshkruar këtë marrëveshje së bashku me ministrin e Drejtësisë, Marko Kovaç dhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije.

Disa dhjetëra qytetarë po protestojnë pranë Villa Goricës kundër nënshkrimit të kontratës bazë. Ata janë kundër kësaj marrëveshje dhe janë mbledhur në godinën ku u firmos edhe kjo kontratë.

Qeveria e Malit të Zi kishte miratuar më 8 korrik Marrëveshjen Themelore.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Zjarr Tv Ad