Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur mbështetjen e tij për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano në lidhje me ushtrimin e detyrës së tij, marrë shkas edhe nga vendimi për shkarkimin e drejtuesve të Policisë Kufitare në Vlorë.
Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Sula i bëri thirrje ambasadave në Shqipëri, që të mbështesin Nanon dhe të mos i nënshtrohet presionit nga kryeministri Edi Rama.
Është në rrugën e duhur dhe uroj dhe shpresoj shumë që të mos pengohet dhe të mos i nënshtrohet presionit nga ministri i Brendshëm apo kryeministri. Do t’i bëja thirrje të gjitha agjensive ligjzbatuese ndërkombëtare, madje edhe të gjithë ambasadave në Republikën e Shqipëriusë që ta mbështesin fort Drejtorin e ri të Policisë.
Unë mendoj se është një person i cili është në rrugën e duhur. Por kam frikën dhe kam bindjen që do të bëjnë të pamundur në të gjitha format dhe mënyrat për ta penguar në detyrën e tij”, theksoi ai.
Nano mori vendim për të shkarkuar drejtuesit e Policisë Kufitare në Vlorë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf në plazhin e Potamit në Himarë, që drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan dhe pas kësaj ngjarjeje, është përjashtuar nga Gledis Nano.
Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit. Mbi të është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia dhe pritet që brenda 48 orësh do të njihet edhe më masën e sigurisë në gjykatën e Vlorës.