Skuadra e Comos zyrtarizoi pak ditë më parë marrveshjen me ish futbollistin e kombëtares spanjolle Cesc Fabregas.
Kjo goditje i ka bërë tifozët të ëndërrojnë dhe këtë e treguan edhe me enutziazmin me të cilin pritën spanjollin ditën që firmosi kontratën. Megjithatë duket se lajmet e mira për skuadrën e Serie B nuk ndalen me kaq.
Ish futbollisti i kombëtares franceze Thierry Henry mund të bëhet pjesë e Comos, natyrisht jo si futbollist. Ish sulmuesi i Arsenalit, Barcelonës etj, është i interesuar të blejë një pjesë të aksioneve të klubit. Pritet që në ditët në vijim ai të prezantoj kërkesën e tij tek drejtuesit e klubit.
Henry nuk është rasti i vetëm kur një ish futbollist blen aksione apo edhe një klub të tërë . Një gjë të tillë e kanë bërë më herët Beckham, Ronaldo etj.