“Dy standarde për inceneratorin e Fierit”- Partia e Lirisë denoncon: Kontratat vijojnë, ministrat nuk dinë asgjë

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Briseida Shehaj dhe Silva Caka kanë zhvilluar një komunikim lidhur me aferën e inceneratorëve. Koordinatorja e luftës antikorrupsion tha se, Shehaj tha se faktet e reja tregojnë se ka shkelje.

“Ky fakt, që është një fakt i ri, bëhet fjalë për një shkresë zyrtare që është firmosur nga zoti Arben Kacori, i cili është kryetari i njësisë së zbatimit të projektit për inceneratorin e Fierit. Çfarë thotë kjo shkresë: Kjo është një kërkesë për informacion që njësia e zbatimit të projektit ja drejton kompanisë koncesionare.

Këtu kemi dy standarde, ministria i di detyrat që ka njësia e zbatimit të projektit për inceneratorin e Fierit, po ministria nuk e ditka që paska një njësi zbatimi projekti që këta njerëz paguhen nga taksat tona, për të bërë një detyre, monitorimin e kontratës koncesionare të inceneratorit të Tiranës.

Kompania e ka të ndaluar të kryejë transaksione jashtë kontratës koncensionare. Gënjeshtrat e MIE janë shkruar me nxitim. Në shkresë që është kërkese për informacion drejtuar kompanisë kocensionare, kërkohet informacion nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Inspektimi financiar i MF ka lënë detyra që në dhjetor të 2020. Ministria e drejtuar nga Balluku kërkon informacion për 7 mars 2022 dhe pak ditë para se të vihej në sekuestro inceneratori i Fierit”, tha Shehaj.

Zjarr Tv Ad