Detaje nga sulmi ndaj gardianëve në burgun e Peqinit, si ndodhi ngjarja

0
465
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja nga dhunimi i dy policëve ditën e sotme në burgun e Peqinit. Mësohet se policët janë dhunuar gjatë tentativës për të ndarë sherrin mes të burgosurve.

Kanë qenë tre të paraburgosurit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu të cilët pas një konflikti verbal në qeli, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Në këtë moment, dy gardianë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, por kanë rënë pre e dhunës fizike nga tre të burgosurit.

Menhëjerë në ambientet e qelisë kanë ndërhyrë edhe gardianë të tjerë, duke bërë të mundur vendosjen nën kontroll të situatës. Tre të burgosurit janë vendosur në qelitë e izolimit ndërsa ndaj tyre janë ngritur akuza të reja.

Konkretisht ata do të akuzohen për rebelim të të dënuarve dhe kundërshtim i punonjësve që kryen detyrë shtetërore. Tre të burgosurit ndodhen pas hekurave me akuzat për dhunë në familje dhe vjedhje.

Zjarr Tv Ad