Rinovimi i kontratës së César Azpilicueta me Chelsean për dy sezone të tjera e largon Dunzel Dumfries nga vëmendja e Tuchel të paktën për momentin. Anësori holandez i pëlqen jo pak ish-trajnerit të Dortmundit dhe PSG-së, por rinovimi i ish-kapitenit të Marsejës, dhe konfirmimi i James, ka bërë që blutë të mos investojnë tek anësori. Ndoshta Dumfries do të kthehet në modë sezonin e ardhshëm, kur situate të jetë më e favorshme për Interin, për Inzaghin dhe për vetë lojtarin që tashmë është përshtatur në Milano. Dhe vetëm tre muaj e gjysmë nga Kupa e Botës, ai nuk do të dëshironte ta përsëriste procesin nga e para në një qytet të ri si Londra dhe në një kampionat aq të ashpër sa Premier League”.
Nga ana tjetër, ai që duket se do të largohet nga Interi është Cesare Casadei: Zikaltërit kanë refuzuar një ofertë prej 8 milionësh, por së shpejti do të vijë një tjetër prej 12. Drejtuesit e Interit kërkojnë 15 milionë por cështja Lulaku mund ti bëjë ata të ulin pretendimet.
Ndërkohë në frontin e Skriniar mbërrijnë lajme pozitive për Interin dhe tifozët e tij. Nëse nga njëra anë Galtier pret ende tre përforcime pas njoftimit zyrtar të Renato Sanches, nga ana tjetër drejtuesit thotë se operacioni është i pamundur tani sepse Interi kërkon 70 milionë dhe PSG ka vështirësi me rregullat financiare të vendosura nga UEFA.