Pas ngjarjes së rëndë në Himarë, Gledis Nano “zbret në terren”, inspektime për masat e marra për sigurinë në plazhe

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mesditën e sotme, inspektoi masat e marra për rritjen e sigurisë në plazhe, pas tragjedisë në Himarë ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

I shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Nano ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim dhe përkushtim, për zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.

Nano: Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm.”

Zjarr Tv Ad