Skuadra e Gallatasarait ka bër një goditje të dyfishtë dhe të papritur ne merkato. Emri i Dris Mertens ishte lidhur me shume ekipe të Serisë A pas mbylljes së kontratës me Napolin. Por mesa duket në mënyrë surpriz ai ka përfunduar në Superligën turke. Jo vetëm Mertens por edhe ish futbollisti i Arsenal dhe Fiorentinës Lucas Torreira sezonin e ardhshëm do të mbaj veshur fanellën e Gallatasarait.
Mbrëmjen e djeshme Dries Mertens dhe Lucas Torreira zbarkuan në Stamboll për të nisur aventurën e tyre të re me Galatasarain. Në pritje të tyre ishin mijëra tifoz të çmendur, të cilët festuan dy goditjet e fundit të merkatos me këngë dhe tymuese.
Mertens dhe Torreira u bënë pjesë e turmës së zjarrtë duke kërcyer dhe duke kënduar bashkë me tifozët.
Futbollistët pritet te kryejnë sot vizitat mjekësore dhe të firmosin kontratat e reja me skuadrën turke.