Ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duket i shqetësuar me vendimin e Kosovës për të shpallur “non-grata” dhe dëbuar gazetaren ruse të dyshuar si spiune Daria Aslamova.
Në një reagim në rrjetet sociale, Grenell, i cili vetëm pak ditë më parë e ofendoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke e quajtur “fashist” për shkak të implementimit të reciprocitetit me Serbinë, thotë se dëbimi i shtetases ruse krijon një “precedent të rrezikshëm”.
“Ndonëse keni të drejtë të dëboni pro-rusë (apo këdo) që nuk pëlqeni, po krijoni një precedent për qeveritë që të dëbojnë zyrtarët kosovarë që ata nuk i duan…”, shkruan Grenell duke shtuar se “ky është një preceden i tmerrshëm”.
“Precedent i tmerrshëm është edhe të ndalosh afishet serbe në targa”, vijon Grenell në një postim në rrjetin social Tëitter, ku ka ripostuar deklaratën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ky i fundit u shpreh i bindur për aktivitetin e spiunazhit të gazetares ruse, dhe tha se vizita e saj në veri të Kosovës jo rastësisht përkonte me sulmin me armë ndaj policisë së Kosovës dhe rritjen e tensioneve në përgjithësi./newsbomb