“Më është bërë një kurth i madh”, ja çfarë shkruante aktori shqiptar që i dha fund jetës bashkë me gruan në New York

0
341
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është hedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese në Shtetet e Bashkuara.

Në rrjetet sociale është publikuar një postim i Belliut, i cili bën me dije se i është bërë një kurth i madh në të cilin janë përfshirë shumë persona.

“Do kisha shumë dëshirë të vazhdoja të bëja meme, por nuk mundëm më!

Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra.

Për dy çunat e mi Schwibe dhe Raya.

Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë.

Mi kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai./balkanweb

Zjarr Tv Ad