Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ironizon kryeministrin Edi Rama për deklaratat e tij se Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë është “copy-paste” i disa viteve më parë.
Por Murrizi, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se Raporti i fundit i DASH flet për probleme konkrete, si koncesionet, tenderat sekretë, borxhi publik, kostoja e lartë e rrugëve dhe të tjera, që s’kanë se si të jenë çështje të së kaluarës.
“Shtetit bëjnë copy paste prej 8 vitesh të njënjtin raport.
Përtojnë të nxjerin një raport real të vitit ku jemi dhe printojnë e publikojnë po të njënjtat gjëra për Qeverinë Shqiptare.
Ka korrupsion thonë, ka pengesa për biznesin, ka monopole, janë dhënë ppp pa studim, janë dhënë tendera pa garë, janë dhënë liçensa e konçensione të afërmeve të Qeverisë, janë shpallur investitore “ strategjik” vetem militante dhe patronazhiste, ka investitore trafikanto-strategjik, hajduto-strategjik, kriminelo-strategjik, kanabisto-strategjik etj etj.
Tenderat pa gare ne masen 40% jane me çmime sa vlera e shpallur.
Ka tendera “ sekret” per gjera jo sekrete.
Borxhi publik eshte rreth 90% ose 13 miliard euro.
Korrupsioni eshte endemik dhe kapilare ne çdo qelize e çdo strukture te qeverise e qeverisjes