Gjykata Kushtetuese do të marrë nën shqyrtim votimin e emigrantëve. më 27 shtator. E drejta e tyre për të mos votuar dhe nëse kjo ka shkelur ligjin do të shqyrtohet në shtator.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata u shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.
‘Shoqata ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ ka ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.
Në deklaratë ata përmendin edhe urdhrin edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për karantimin e personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke theksuar se kjo i mohoi shqiptarëve që jetonin në këto vende të drejtën e votës ‘në çdo mënyrë’. E drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit nuk u zbatua në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 pasi nuk u gjet konsensus mes palëve politike mbi sistemin se si do të zbatohej.