Trajneri i Vllaznisë Mirel Josa u shpreh në konferëncën e fundit për shtyp goditja e fundit në merkato të jetë në repartin sulmues, por jo një lojtar i huaj. Ai specifikoi se do të preferonte më shumë një futbollist që njeh kampionatin, pra të jetë vendës ose nga Kosova apo Maqedonia e Veriut.
Edhe lojtarët nga këto vende cilësohen si vendës në kampionatin shqiptar, por mbi të gjitha në ndryshim nga të futbollistë të vendeve të tjera, e kanë më të lehtë përshtatjen.
Gjithsesi duket se drejtuesit po hasin vështirësi të mëdha për të gjetur një sulmues me karakteristikat që ka kërkuar trajneri.
Në këtë moment tregu është bërë problematik, pasi sulmuesit cilësorë kanë zënë vend prej kohësh në ekipe dhe deri më 31 gusht, kur edhe merkatoja mbyllet, shkodranët shpresojnë të godasin në shenjë me një lojtar në ofensivë.